Fury u dërgon ftesa “pleqve”

Sporte luftarake 03 Shkurt 2018 13:13

Tyson Fury, i cili nuk ka zhvilluar asnjë meç që nga nëntori i viti 2015, që kur kishte mundur Wladimir Klitschkon, ka dërguar dy ftesa dhe dy kontrata për dy boksierë veteranë për meçet etij të ardhshme.

Fury ka futar për duele 46 vjeçarin Shannon Briggs dhe 49 vjeçarin Antonio Tarver, por më pas ka saktësuar se asnjëri nga këta boksierë nuk janë zgjedhja e tij e parë për kthim në ring. Fury tashmë ka traner të ri dhe është nën presion të madh të promotorëve dhe opinionit që të zhvillojë meçin e radhës, mirëpo, asnjë prej boksierëve të profilit të lartë nuk kanë pranuar meçin me të, ose i kanë duelet e aranzhuara për këtë vit.

Pasi mundi Klitsckon, Fury ka mbajtur titujt e kampionit të botës në tri versione WBA, WBO dhe IBF, mirëpo, në tetor 2016 ai i dorëzoi titujt pasi shpërtheu një skandal i madh dhe u konstatua se ka abuzuar me droga dhe substanca tjera të palejueshme dhe në atë kohe vuante nga varshmëria.

Furyt i ishte suspenduar edhe licenca e boksierit për një kohë dhe kthimi i tij në ring vazhdon të jetë problematik.

Pas dështimit që të aranzhoje luftën e radhës deri më 31 janar, Fury e kishte humbur edhe statusin e Boksierit të Vitit të Ring Magazine, një prej çmimeve më prestigjioze në boksin profesionist.

-->