Fury – Wilder, britaniku Chisora e ka këtë këshillë për bashkëkombësin e tij

Sporte luftarake 18 Tetor 2019 18:16

Boksieri britanik Dereck Chisora, një nga boksierët “big” të peshës së rëndë, ka këshilluar patriotin e tij Tyson Fury që të evitojë revanshin me kampionin e botës së këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder.

Sipas Chisoras (më 26 tetor do të duelojë me David Price), problemet që Fury pati në duelin me Otto Wallin e kanë prishur balancën dhe britanikut do t’i duhet shumë punë për të fituar revanshin me Wilder. Mbi të gjithë, Fury duhet të shtojë në peshë.

“Tyson është një boksier me fat, por edhe i fortë. Aktualisht po përpiqet të vërë gjërat në vend dhe po përgatitet për revanshin me Wilder dhe kjo është një gjë e mirë për të. Gjithsesi, Tyson duhet të jetë i kujdesshëm, pasi kjo sfidë e dytë me amerikanin mund të kthehet në një dështim të madh për të.

Fury humbi shumë peshë për duelin e fundit dhe kjo i ka ulur forcën goditëse. Ndaj, Tyson duhet të përgatitet si duhet për revanshin nëse dëshiron të fitojë”, ka thënë Chisora.

a

-->