Fury-Wilder: Ja kur zhvillohet rimeçi i shumëpritur
Boks
23 Mars 2019
16:50

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të ndeshen në shkurt të vitit 2020, në rimeçin e shumëpritur, sipas promoterit Bob Arum.
Arum ka mohuar mundësinë që meçi të zhvillohet në vitin 2019, por insiston se Fury është i gatshëm të ndeshet me Wilderin në shkurtin e ardhshëm, transmeton Insporti.
“Shpresojmë që vitin e ardhshëm në shkurt ai do të ndeshet me Wilderin,” tha ai.
Fury, para këtij meçi, pritet të ndeshet me gjermanin e peshave të rënda, Tom Schwarz.
24-vjeçari, Schwarz ka një bilanc impresiv 24-0, derisa shumicën e meçeve i ka zhvilluar në Gjermani. /Insporti.com/