Furyn do ta tmerrojë kjo video e Wilderit

Boks 05 Nëntor 2018 16:20

Deontay Wilder ka dashur të tërheqë vëmendjen e Tyson Furyt dhe jo vetëm, para ndeshjes së tyre në Los Angeles me 1 dhjetor.

Sigurisht që përplasje të tilla në distancë janë të parashikuara nga stafet e marrëdhënieve me publikun të sportistëve, por gjithsesi bomberi i argjendtë ka filluar t’i hedhë benzinë zjarrit dhe ka kaluar kufijtë.

Në videon e postuar në Instagram Wilder ka parashikuar një përballje të çmendur, ndërsa pritet që britaniku të mos qëndrojë i qetë por të kundërpërgjigjet me videon e tij.

Shikojeni paralajmërimin e fundit të Wilderit, ku i tregon muskujt e tij Furyt.