“Futbolli duhej të ndalej me kohë, u gabua rëndë me Liverpool-Atletico”

Futboll 24 Mars 2020 14:59

Situata në Itali vazhdon të jetë e vështirë, edhe pse ditën e djeshme numri i vdekjeve pësoi një rënie.

Koronavirusi nuk ka falur as figura të njohura të futbollit, siç është Paolo Maldini. Në një intervistë të fundit për Corriere della Sera, drejtori sportiv i Milanit flet për situatën, futbollin dhe për Milanon.

“Futbolli duhej të ndalej me kohë. Të luaje me dyer të mbyllura nuk ishte aspak e bukur. Kur u zhvillua Atalanta-Valencia ende nuk kishte shpërthyer gripi dhe nuk kishte asnjë alarm. Por Liverpool-Atletico me 4000 tifozë spanjollë në stadium, kur dihej se Madridi ishte infektuar, ishte një gafë e rëndë”, deklaron Maldini.

“Seria A? Ende nuk dimë asgjë. Për mendimin tim kampionati duhet të përfundojë, por tani nuk mund të thëm asgjë me siguri. Disa ekipe janë të prekura me shumë se të tjerat, si psh Juve e Sampdoria. Futbolli ka gjithmonë kontakt, madje dhe stërvitja nuk mund të zhvillohet pa kontakt.

Ne nuk duhet të nxitohemi. Lojtarët duhet të marin kohën e tyre të rikuperimit dhe mendoj se duhen rreth dy javë stërvitje përpara se të rifillojmë aty ku e lamë”, vazhdon italiani.

-->