Futbolli kthehet në normalitet, ky shtet hap dyert për tifozët

Futboll 19 Qershor 2020 16:07

Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga futbolli hungarez. Duke nisur nga kjo fundjavë tifozët e futbollit mund t’i ndjekin ndeshjet nga shkallët e stadiumeve.

Në sfidën Zalaegerszeg-Honved, tifozët do të mundë të kthehen në shkallët e stadiumit.

Futbolli rihap dyert e stadiumeve për të gjithë, edhe pse këtë gjë e kishte bërë në fund të majit, por duke kërkuar distancim social me një tifoz në çdo pesë vende. Tani të gjithë do të kenë mundësi të ulen në shkallët e tribunave.

Hungaria shënoi pak më shumë se 4000 raste me Covid-19 dhe pati 568 viktima, duke u shëruar thuajse 2600 persona. Shumë pak kanë mbetur ende të pashëruar dhe që janë të shtruar në spital.

-->