Futbolli nuk do të jetë si me parë, rikthimi i Serie A me ndryshime drastike

Futboll 25 Maj 2020 11:44

Pa pështyma, pa përqafime apo shtrëngime duarsh, përndryshe ndëshkoheni me kartonin e verdhë.

Sipas Corriere dello Sport, kjo është masa e parashikuar në protokollin për rifillimin e ndeshjeve që Federata e Futbollit të Italisë i dërgoi Ministrisë së Sportit mbrëmjen e djeshme.

Ky është një lloj parashikimi i bazuar në atë që ndodhi në Bundesliga, ku megjithatë u bënë disa kontakte të ndaluara.

Rregulla të reja ka gjithashtu edhe për gjyqtarët: ndër të tjera, zhvendosja e VAR, i cili do të vendoset në anën tjetër të fushës në lidhje me stolat, për të shmangur “mbledhjet” në rast të një rishikimi.

Rregulla të reja do të këtë edhe për gazetarë. Sipas protokollit të ri, vetëm 10 gazetarë do të lejohen për një ndeshje.

-->