Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e kombëtares

Futboll 16 Tetor 2019 11:32

Futbolli shqiptar është në zi teksa ka humbur një nga njerëzit që i kanë dhuruar atij më së shumti.

Bëhet fjalë për legjendën e futbollit, Miço Papadhopuli, ish-futbollist i Partizanit dhe Kombëtares.

Papadhopuli është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare.

Papadhopuli mbante titullin Prof. Doktor, ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka qenë president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa prej vitit 2002 mbante titullin President Nderi i FSHF.

Ai ka qenë ndër futbollistët më të spikatur të viteve 1950-1960 teksa si pjesë e Partizanit është shpallur gjashtë herë kampion i Shqipërisë.

Papadhopuli është vlerësuar edhe me titujt Mjeshtër i Madh dhe Mjeshtër i merituar sporti.

-->