Futbolli vendor rifillon sot, me këtë ndeshje

Futboll 09 Shkurt 2019 08:07

Sot, rifillon aksioni në futbollin kosovar, me një ndeshje e cila luhet në kuadër të Kupës.

Përballja mes Ferizajit dhe Feronikelit fillon nga ora 13:00, derisa skuadra nga Drenasi konsiderohet favorite absolute, transmeton Insporti.

Kjo është ndeshje e vetme që luhet sot, para të dielës, kur do të kemi mundësi të përcjellim edhe tre takime tjera.

Sot:

Ferizaj – Feronikeli

E diel:

Vëllaznimi – Drita

Prishtina – Trepça ‘89

Kika – Ballkani. /Insporti.com/

-->