Futbollistët dhe stafi i KF Feronikelit rezultojnë negativ në testet për “COVID-19”

Futboll 27 Maj 2020 23:54

agat nuk i kanë marrë, por rezultatin e testeve për “COVID-19” po. Futbollistët dhe stafi i Klubit Futbollistik “Feronikeli” kanë rezultuar negativ në testet e bëra për ‘koronavirus’, raporton Gazetasheshi.com.

Edhe pse nuk është raportuar zyrtarisht, Gazeta “Sheshi” mëson se tashmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend i ka dërguar në adresë ish-kampionëve të Kosovës, rezultatet e bëra për “COVID-19”.

Feronikeli bëhet kështu klubi i radhës që del negativ dhe merr dritën jeshile për të vijuar me seancat stërvitore.

Kujtojmë që deri më tani asnjë futbollist, apo anëtarë i stafit nuk ka rezultuar pozitiv.

Feronikeli ndeshjen e parë pas rifillimit të edicionit do ta zhvillojë me Ballkanin në kuadër të gjysmëfinales së parë të DigitAlb Kupës së Kosovës.

-->