Futbollistët e Barcelonës fitojnë 92 milionë euro bonus

Futboll 08 Tetor 2019 10:34

Kampioni spanjoll i sezonit të kaluar, Barcelona fitoi edhe 92 milionë euro në formë bonusi.

Barcelona fitoi sezonin e kaluar në Primera Divizion dhe Super Kupë. Në Ligën e Kampionëve ajo humbi ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale, ndërsa në Kupën e Mbretit humbi ndaj Valencias në finale.

Lojtarët e Barcelonës fituan dy milionë euro bonuse më shumë se një sezon më parë, dhe tre milionë më shumë se 2015 kur fituan Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll dhe Kupën.

Raporti financiar zbulon gjithashtu se klubi harxhoi 541 milionë euro për kostot e stafit në të gjitha ekipet sportive, me 311.9 milionë euro për trajnerët dhe lojtarët e ekipit të parë.