Futbollistët e Cityt e thyejnë trofeun e Premierligës gjatë festimeve

Futboll 20 Maj 2019 23:12

Pasditen e së hënës është zhvilluar parada e titullit kampion të Premier League, por edhe Carabao Cup e FA Cup.

Lojtarët e Manchester City kanë festuar titullin e dytë radhazi, të gjashtin në histori të klubit.

Megjithatë, përpara se të niste festa ka ndodhur një incident i sikletshëm.

Njërit prej lojtarëve të Cityt duket t’i ketë rënë nga dora trofeu duke u përplasur me tokën nga një distancë e lartë.

Nga video, trofeu i Premierligës duket i prishur, por sidoqoftë festa ka vazhduar dhe tifozë të shumtë kanë marrë pjesë në festë në rrugët qytetit të Manchesterit.