Futbollistët e Kosovës tallen keq me Rashicën në komente, shikoni reagimin e tij
Kombëtarja
11 Prill 2020
19:36

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i mori disa komente tallëse nga bashkëlojtarët e tij në ekipin e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Atdhe Nuhiu, në fotografinë e tij të fundit në Instagram, ku doli me gojën e hapur.
Rashica po i shijon stërvitjet me skuadrën e tij, mirëpo në postimin e fundit në Instagram ai u shfaq i mërzitur që s’do të zhvillohen ende ndeshje.
“Kur e kupton se nuk do të ketë ende ndeshje të Bundesligës as këtë të shtunë pasdite #MR7 #QëndroniTëSigurt”, shkroi Rashica, mbi një fotografi ku ai shihet me gojën e hapur, përderisa ushtron.
Kjo fotografi u bë cak talljeje për bashkëlojtarët e Rashicës në ekipin kombëtar të Kosovës, të cilët u fokusuan te fakti që Rashica kishte dalur me gojën hapur.