Futbollistët e Partizanit unik, kjo është arsyeja pse e kishin të lyrë fytyrën me bojë të kuqe

Futboll 30 Mars 2019 12:35

Partizani barazoi në duelin e së premtës mbrëma përballë Kukësit në Loro Boriçi të Shkodrës (1-1), për të mbajtur kështu distancën prej nëntë pikëve me verilindorët.

“Demat” arritën të neutralizojnë epërsinë e Kukësit dhe të marrin një barazim që ka aromë titulli.

Shumë polemika dhe kundërthënie nga dueli i dy pretendentëve për titullin kampion, derisa një gjë tjetër që ra në sy ishte lyerja me bojë të kuqe e futbollistëve të Partizanit.

Para duelit gjithë futbollistët e Partizanit kanë bërë fytyrën me bojë të kuqe për të trguar shpirtin e luftëtarëve, derisa pas ndeshjes pikën i’a dedikuan ushtar Telushit, futbollistit vlonjat i cili është i lënduar.

Ajo që ra në sy është se futbollistët këtë gjë e bënë në dhoma të zhveshjes, pasi që me të mbërritur në stadium ata nuk patën asnjë shenjë në fytyrë.

Partizani vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 54 pikë, nëntë më shumë se Kukësi që ndodhet i dyti në klasifikim.

-->