Futbollistët e Prishtinës fillojnë përgatitjet për ndeshjet e para në LK

Futboll 20 Qershor 2021 11:24

Skuadra e Prishtinës ka udhëtuar para dy ditësh drejt Tiranës, atje ku po përgatitet për ndeshjet në Ligën e Kampionëve, transmeton Insporti.

Futbollistët tashmë kanë nisur me “stretching” në palestër, teksa pasdite do të stërvisin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndryshe, Prishtina zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të fazës paraeliminatore në Ligën e Kampionëve, ndaj Folgores së San Marinos me datë 22 qershor, me fillim nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”.

-->