Futbollistët që agjerojnë në PremierLigë do mund të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve

Futboll 29 Prill 2021 12:01

Premier Liga Angleze ka inkujaruar gjyqtarët që të bisedojnë me kapitenët e skuadrave para çdo ndeshje, në lidhje me futbollistët që agjerojnë, shkruan Insporti.com.

Gjyqtarët do të bisedojnë me futbollistët për ta ndalur ndeshjen në mënyrë që ata të pinë ose të hanë diçka.

Pasi jemi në muajin e Ramazanit, disa nga futbollistët që agjërojnë këtë muaj gjatë kohës sa është duke u zhvilluar loja në shumë raste mund të bëhet iftari dhe gjyqtarët mund të ndalin ndeshjen që ata futbollistë të ushqehen për një moment dhe të fillojnë ndeshjen.

Kjo ide u përdor në ndeshjen në mes Leicester Cityt dhe Crystal Palaces, ku dy futbollistët, Ëelsey Fofana dhe Cheikhou Kouyate, ishin me Ramazan dhe kur u bë iftari portieri i Palaces, Vicente Guaita, ndali ndeshjen dhe ata dy futbollistët pinë ujë, më pas vazhduan ndeshjen.

Kjo do të ishte në favor të futbollistëve që janë duke agjëruar dhe do të fitonin energjinë për vazhdimin e lojës.

-->