Futbollistët shqiptarë me kontrata milionëshe – asnjë cent për popullin shqiptar gjatë pandemisë

Kombëtarja 27 Prill 2020 11:00

Janë krenaria e çdo shqiptari. Ku do që jetojnë, udhëtojnë mburren me të arriturat e futbollistëve shqiptar në arenën ndërkombëtare. Përveq që janë idhuj të shqiptarëve, ata janë edhe të tifozëve të klubeve ku luajnë apo edhe të kombëtareve të ndryshme. Bëhet fjalë për yje si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Thomas Strakosha, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani, e shumë të tjerë, që djersitin fanellën e klubeve të mëdha evropiane.

Arbnor Luta

Pandemia Covid-19 që ka kapluar gjithë botën, ka bërë që këta yje mos t’i shohim në fundjavët e çmendura të futbollit evropian. Tash e një muaj kampionatet evropiane janë pezulluar, por yjet evropiane janë duke shkëlqyer edhe jashtë fushës së gjelbërt, gjë për të cilën nuk mund të themi edhe për yjet e futbollit shqiptar.

Edhe populli shqiptar është prekur nga kjo pandemi, duke bërë që të dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, të izolohen dhe të ndalojnë çdo aktivitet ekonomik dhe sportiv. Nga ky vendim apo veprim i detyruar, ekonomia e popullit shqiptar është prekur.

Në fjalinë që “yjet evropiane janë duke shkëlqyer edhe jashtë fushës së gjelbërt”, është se këta yje po ndihmojnë popullin e tyre (e që janë edhe tifozë që mbushin shkallët e stadiumeve për t’i shikuar) duke grumbulluar para në shumë të mëdha apo edhe pako ushqimore.

Shembulli më i mirë deri më tani është futbollisti anglez i Manchester United, Marcus Rashford. Rashford ka arritur që përmes fondacionit të tij të grumbullojë 20 milionë funte për t’i ushqyer fëmijët e qytetit Manchester.

Një tjetër shembull i mirë është edhe i yllit egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili ka dërguar me mijëra pako ushqimore në vendlindjen e tij, Nagrig. Besohet se shuma që ka grumbulluar është rreth 462 mijë euro. Ndërsa, bashkëlojtari i tij, Sadio Mane ka dhuruar 50 mijë euro për shtetin e tij Senegal.

Por, këtë shembull nuk po e ndjekin edhe yjet shqiptare që kanë kontrata milionëshe me klubet e tyre, madje disa prej tyre kanë filluar edhe biznese në Kosovë. Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi para dy ditësh ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të dhe ka shfrytëzuar rastin të dhurojë 16 mijë pako ushqimore për njerëzit të Islington, përmes fondacionit të Arsenalit. Por, një gjë të tillë për popullin shqiptar nuk e ka bërë, madje Mustafi është edhe një mysliman i devotshëm. Shpresojmë që nuk ka harruar mbështetjen e madhe që populli shqiptar ia bëri kur fitoi Kupën e Botës në Brazil me Gjermanin në vitin 2014.

E tëra që mund të bëjnë, është të krijojnë një fondacion së bashku që do të grumbullonte një shifër të caktuar, shifër e cila për popullin shqiptar do të ishte e mirëpritur.

Futbolli në Kosovë dhe Shqipëri, është në krizë të madhe financiare, me klube që nuk pagujnë futbollistët me muaj, të cilat gjatë kësaj pandemie kanë kërkuar të ulin pagat e futbollistëve.

Më poshtë Insporti ju sjellë kontratat milionëshe të disa prej yjeve shqiptare:

Shkodran Mustafi (Arsenal), është futbollisti i 11 më i paguar në Arsenal, me pagë javore 90 mijë funta (4,680,000 milionë funta në vit). Dhuroi 16 mijë pako ushqimore për personat e prekur nga Covid-19 në Londër, por asnjë për popullin shqiptar.

Xherdan Shaqiri (Liverpool), është ndër futbollistët më të paguar në klubin e Liverpoolit. Futbollisti shqiptar në javë paguhet 80 mijë funta (4.6 milionë funta në vit) dhe është në pozitën e 14-të në listën e pagave të kampionit evropian. Megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Granit Xhaka (Arsenal), është futbollisti i tetë më i paguar në klubin londinez, me pagë javore prej 100 mijë funta (5,200,000 milionë funta në vit). Megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Milot Rashica (Werder Bremen), është futbollisti i dhjetë më i paguar në klubin gjerman, me pagë javore prej 40 mijë euro (2,085,714 milionë euro në vit). Rashica është ndër futbollistët shqiptare me famë të madhe. Ai tashmë është shndërruar në idol të çdo shqiptari nga Kosova, pasi nga Superliga e Kosovës arriti të në futbollin evropian. Megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vedat Muriqi (Fenerbahce), në gjigantin turk u transferua në verën e vitit të kaluar. Paga e tij në javë është 35 mijë euro (1.7 milionë euro në vit). Konsiderohet “luani” i Përfaqësueses së Kosovës, megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Amir Rrahmani (Verona, Napoli), kapiteni i Kosovës në janar të këtij viti bëri hapin e madh të karrierës duke u transferuar te klubi i madh italian, Napoli nga ai i Hellas Veronës. Me kontratën e re, qendërmbrojtësi do të paguhet në javë 38 mijë euro (1.8 milionë euro në vit). Megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Thomas Strakosha (SS Lazio), numri një i kombëtares së Shqipërisë dhe i Lazios, është futbollisti i 13-të në listën e pagës së klubit italian, me pagë javore prej 38 mijë euro (1.8 milionë euro në vit. Megjithatë, asnjë ndihmë nga ai për popullin shqiptarë, klubet apo për dy federatat e futbollit, të Shqipërisë dhe Kosovës. /Insporti.com/

-->