Futbollisti 64 milionësh në bankë për të tretën ndeshje radhazi – Lampard jep sqarime

Futboll 23 Shtator 2019 09:01

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard ka sqaruar se mosaktivizimi i vazhdueshëm i Christian Pulisic thjesht varet nga lojtarët e tjerë që preferohen në këtë moment.

Pulisic – transferimi i të cilit Chelseat i kushtoi 64 milionë euro nga Borussia Dortmundi – tani ka qenë një zëvendësues i papërdorur në tre ndeshje radhazi për ‘Blutë’, edhe pse u largua më herët nga detyra me ekipin kombëtar të SHBA-së për t’u bashkuar me bashkëlojtarët e tij në Londër këtë muaj.

Edhe pse startoi në ndeshjet e fillimit, tani ka shkuar në 3 numri i ndeshjeve që ai nuk ka luajtur fare.

“Unë kam një skuadër për të zgjedhur, ai luajti para kësaj në disa ndeshje”, tha Lampard për Pulisic.

“Willian është rikthyer dhe dukej i mprehtë dhe i mirë. Vendosa të luaj dje me Mason [Mount]. Duhej të qëndronim të fortë dhe luajtëm me Mason për shkak të presingut. Këto janë zgjedhjet e mia”.

“Pulisic do të ketë mundësi të bollshme. Ai është edhe një lojtar i ri. Të gjithë flasin për Mason, Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori por ai është i ri dhe më i ri se disa prej tyre kështu që shanset e tij do të vijnë”, potencoi trajneri i Bluve.