Futbollisti brazilian shtrohet në spital

Futboll 30 Mars 2018 10:15

“Globoesporte” raporton se ish-sulmuesi i Interit, Romës, Fiorentinës dhe Parmas, është shtruar në një klinik private.

Bëhet fjalë për ish- sulmuesin Adriano, por nga mediat vendase ende nuk është mësuar çfarë ka në të vërtet ish-ylli i Brazilit

Megjithatë “UOL Esporte” shkruan se ai ka prerë dorën në shtëpi dhe plaga është infektuar shumë dhe thuhet se është shtruar në spital privat në Barra de Tijuca, në perëndim te Rio de Janeiros.

Një javë më parë, Adriano u kthye në Itali, ku vizitoi Interin, që ende mban kujtime të bukura nga aventura me fanellën e “Zi Kaltërve”.

Sulmuesi brazilian përveçse një futbollist i madh, ka pasur probleme edhe për shkak të karakterit të tij të vështirë, brenda dhe jashtë fushës. /Insporti.com

-->