Futbollisti Chelseat “ndeshet” me një tigër, kritikohet nga institucioni i mbrojtjes së kafshëve

Futboll 28 Mars 2022 18:44

Ben Chilwell është kritikuar nga “shefat” e mirëqenies së kafshëve pasi mori pjesë në sfidën e tërheqjes së litarit me një tigër të mbyllur në kafaz në park.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Busch Gardens, Florida, ku është zhvilluar loja ‘Tiger Tug’, me pjesëmarrësit që u përballën kokë më kokë me një tigër të bardhë.

“Ne nuk mendojmë se ky aktivitet promovon respektin për këto kafshë të egra dhe nuk duhet të tregtohet për argëtim publik,” thuhej në një deklaratë të Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA).

“Kopshtet zoologjike shpesh deklarojnë se qëllimi i tyre është të edukojnë publikun dhe të kenë një ndikim pozitiv në sjelljen e vizitorëve në mënyra që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga konservimi.

“Ndërsa ne kuptojmë se kopshtet zoologjike që e bëjnë këtë mund të mendojnë se një “tërheqje e litarit” ofron pasurim fizik për macet e mëdha, ka shumë mënyra alternative për ta bërë këtë.”

-->