Futbollisti i dënuar për drogë, merr përgjigjen a do të luaj në Botëror

Futboll 31 Maj 2018 16:44

Javë më parë, kapiteni dhe futbollisti i përfaqësueses së Perusë, Paolo Guerrero, ishte dënuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport me një dënim prej 14 muaj mos paraqitje, për shkak se kishte dal pozitiv në testin e drogës, çka do të thoshte se 34 vjeçari do ta humbiste Kampionatin Botëror në Rusi.

Ky vendim zgjoi shumë reagime dhe pakënaqësi nga futbollistët dhe kapitenët e kombëtareve të ndryshme që marrin pjesë në Kupën e Botës, kurse vet Guerrero kishte paralajmëruar se do të ankohej lidhur me dënimin e dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Guerrero vitin e kaluar kishte dal pozitiv në test për përdorim të drogës kokainë, kurse vet futbollisti ishte shprehur se është i pafajshëm, pasi sipas tij, ai kishte pirë një “Coca çaj” të kontaminuar.

Më pas edhe gjykata e arbitrazhi në Zvicër mbajti anën e FIFA-së, madje duke i zgjatur dënimin nga 6 në 14 muaj, por futbollisti e dërgoi rastin në gjykatën federale po në Zvicër, me ç’rast ajo e përmbysi vendimin e mëparshëm të suspendimit, çka do të thotë se Paolo Guerreros do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Përndryshe, Peruja është pjesë e grupit C, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Australinë, kurse ndeshjen e parë e zhvillon më 16 qershor kundër Danimarkës. /Insporti.com

-->