Futbollisti i akademisë së Gjilanit debutoi kundër Ferizajt
Futboll
04 Nëntor 2019
14:53

Minuta e 77-të e ndeshjes Gjilani – Ferizaj, do të mbetet gjatë në kujtimet e futbollistit të ri Lavdrit Mehmeti, shkruan Insporti.com.
Lavdrit Mehmetit ka debutuar në elitën e futbollit tonë me fanellën e Gjilanit kundër Ferizajt.
Mehmeti të dielën ka zhvilluar minutat e parë në Superligë në fitoren e skuadrës gjilanase 4:0 ndaj Ferizajt.
Talenti i akademisë së Gjilanit në minutën e 77-të të pjesës së dytë zëvendësoi Fjoart Jonuzin.
Mehmeti ka nisur karrierën në klubin e Gjilanit duke kaluar në të gjitha grup moshat.
Mbetet të shihet se a do të ketë minuta në ndeshjet e ardhshme të Gjilanit.
Ndryshe, Gjilani renditet në pozitën e dytë me 27 pikë. /Insporti.com/