Futbollisti i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirus

Futboll 02 Dhjetor 2020 14:00

Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi Sergi Roberto ka dal pozitiv me COVID-19.

Spanjolli u lëndua me 21 nëntor, ndërsa ka dal pozitiv edhe në analizat e koronavirusit.

Barcelona gjithashtu ka bërë të ditur se Roberto është mirë me shëndet dhe i izoluar në shtëpi duke u shëruar nga lëndimi.

Gjithashtu të gjithë personat që kanë pasur kontakt me spanjollin do bëjnë testimet, ndërsa rezultatet do dalin më vonë.

Kujtojmë, se Roberto do jetë jashtë fushe për dy muaj.

-->