Futbollisti i huaj i Feronikelit me stërvitje ndryshe, nuk e ndal as bora

Futboll 19 Mars 2020 10:32

nstituti mjekësor i Kosovës para disa dite vendosi që stërvitjet në grupe të ndërpriten pas situatës jo të mirë për shkak të Koronavirusit.

Kryetrajneri i ekipit të Feronikelit, Afrim Tovërlani në bashkëpunim me trajner fitnesi përpiluan një plan për futbollistët që ta mbajnë formën e tyre.

Futbollistët e kësaj skuadre, tashmë kanë filluar përgatitjet individuale, por njëri prej tyre ato po i bën në një formë mjaft të veçantë.

Keith Groeneveld, i ardhur këtë afat kalimtar të janarit, ka zgjedhur një vend malor për fazën përgatitore, por që përgatitja e tij është bërë në borë, ndërsa pjesa e tij e sipërme e trupit ishte e zhveshur.

Më poshtë video e postuar në faqen zyrtare të Feronikelit.

-->