Futbollisti i Kombëtares shënon gol të bukur përtej Atlantikut

Futboll 05 Gusht 2018 16:29

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, është rikthyer te goli pas katër muajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën San Jose e cila ka triumfuar ndaj Dallasit me shifrat 1:3.

Goli i Hykës në minutën e 47-të ka qenë vendimtar.

Duhet të theksojmë se Dallasi është ekipi më i mirë i momentit në MLS, pasi kryeson edhe ligën.

Hyka në vitet e fundit nuk ka qenë në formën e tij më të mirë.

Ai e ka humbur edhe vendin e titullarit te Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci. /Insporti.com/

-->