Futbollisti i Kosovës tregon se çka përdori për ta mposhtur koronavirusin

Kombëtarja 29 Mars 2020 22:40

Sulmuesi i Hannoverit dhe Kosovës U21, Valdrin Mustafa, ka arritur të mposht koronavirusin, i njohur ndryshe si COVID-19.

Në një intervistë për KTV-në, Mustafa ka zbuluar se çka ka përdorur për ta fituar betejën me këtë virus.

“Kam pirë shumë çaj, kam marrë shumë vitamina, kam përdorur banane, molla, kivi e po ashtu kam përdorë edhe paracetamola. Familja kanë qëndruar afër meje duke më sjellë çdogjë dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Mustafa.

22 vjeçari ka treguar se ka pasur dhimbje të kokës, fytit dhe gjoksit, para se ta kuptonte se është i infektuar nga koronavirusi.

 

-->