Futbollisti i Milanit: Jemi izoluar, rrezikojmë tre muaj burg nëse dalim pa autorizim

Futboll 13 Mars 2020 11:41

Sulmuesi anësor i Milanit, Samu Castillejo, po bënte një sezon të shkëlqyer me fanellën kuqezi, por për fatin e tij të keq, dhe të gjithë futbollit, ndeshjet janë ndërprerë për shkak të Koronavirusit.

Spanjolli ka dhënë një intervistë me lidhje direkte për mediet iberike, ku shpjegoi situatën që është në Milano, por dhe në të gjithë Italinë.

“Jemi në izolim total, nuk mund të dalim nga shtëpia pa autorizim. Duhet të marrim leje për të shkuar në supermarket ose në farmaci. Kush del pa autorizim, rrezikon tre muaj burg”, rrëfeu mes të tjerash spanjolli.

-->