Futbollisti i njohur kërcënohet me njohje

Futboll 09 Tetor 2019 16:57

Futbollisti i Boca Juniors, Ramon Abila nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, teksa është kërcënuar nëpërmjet një telefonate.

Sipas asaj që shkruan “La Nacion”, të premten në mbrëmje sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe, ka marrë një kërcënim për të dhe familjen e tij.

Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë kërcënuar me jetë. Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.

Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes.

Kjo pritet të ndikojë edhe në formën futbollistike të lojtarit, i cili nuk është aspak i qetë.