Futbollisti i Norwichit rezultoi i infektuar – luajti edhe ndaj Tottenhamit

Futboll 14 Qershor 2020 12:55

E njëra ndër ndeshjet kryesore luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça 89 do të jetë nikoqir i Dritës.

Gjithsej 16 raste janë zbuluar që nga momentin që filluan testimet për koronavirus në futbollin anglez. Dy raste pozitiv u zbuluan në fazën e shtatë të testimeve në klubet e kampionatit anglez (Premier League). Dhe një prej të infektuarve është nga radhët e Norwich.

Lajmi për infektimin e lojtarit u dha vetë nga klubi anglez, por nuk pranoi të publikonte emrin për shkaqe etike. ” Norwich mund të konfirmojë se një prej lojtarëve rezultoi pozitiv me COVID-19 pas kryerjes së testimeve”, lexohej në njoftimine klubit.

Sipas medieve angleze, futbollisti është infektuar në ndeshjen miqësore Norwich-Tottenham 2-1. Skuadrat zhvilluan një takim miqësor me dyer të mbyllura me njëra – tjetrën, por siç duket ky takim ka rezultuar fatal për “kanarinat e verdha”. Nga ana tjetër, Totenham konfirmoi se asnjë prej lojtarëve të tij nuk është infektuar me koronavirus.

-->