Futbollisti i Superligës kosovare po i zbukuron femrat me veshje elegante

Futboll 08 Nëntor 2019 20:18

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, ka vendosur të hapë një biznes privat. Sulmuesi i Ferizajt, Dren Gashi e ka hapur një dyqan të veshmbathjeve që funksionon në Prishtinë.

Dyqan “Bell4nova” dallohet për veshje elegante te femrave. Gashi ka thënë për Zëri.info se ky biznes nuk e pengon të merret me futboll.

“Është biznes interesant dhe nuk më pengon aspak në futboll”, ka thënë  Dren Gashi.

Ai si futbollist ka luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë.