Futbollisti i Tottenham e sheh veten te Barcelona

Futboll 17 Maj 2018 10:21

Ka pesë sezone që luan për skuadrën nga Londra Veriore, Tottenham Hotspur dhe mendon se e ardhmja e tij është te Barcelona, madje duke qenë një pasardhës i Andres Iniestas, i cili e përmbylli karrierën e tij te klubi katallan.

Mesfushori kreativ i Tottenham, danezi Christian Eriksen ka filluar ta mendoj ta ardhmen e tij larg Premier League dhe “Spurs”, derisa mendon se aventura e tij duhet të vazhdoj te kampioni i LA Ligës, Barcelona.

Madje për më shumë, “El Mundo Deportivo” ka raportuar se, përfaqësuesit e Eriksen, janë në kontakt me ata të Barcelonës, ku po bisedohet për mundësinë e kalimit të 26 vjeçarit në “Camp Nou”.

Por, fillimisht mesfushori danez kërkon të sigurohet nga ekipi “Blaugrana” se ka interesim serioz për të dhe e sheh atë si pasardhësin e Andres Iniestas në skuadër.

Christian Eriksen, sapo ka përmbyllur një sezon me të vërtetë fantastik me Tottenham, ku ishte ndër futbollistët kyç të “Spurs” dhe disa prej rezultateve të tyre, me ç’rast duke përfunduar në pozitën e tretë në Premier League, e siguruan fazën e grupeve në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Danezi kishte kaluar në Premier League te Tottenham Hotspur në vitin 2013 nga skuadra holandeze Ajax, për 12 milionë euro. /Insporti.com

-->