Futbollisti kosovar po i kryen testet mjekësore, afër kalimit në Premierligë

Futboll 08 Gusht 2019 10:41

Pas Albian Ajetit, një tjetër shqiptar pritet t’i bashkohet sot Premierligës angleze.

Ajeti e kompletoi kalimin nga Baseli te West Hami duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare, raporton Insporti

Pas Ajetit, në Premierligë gjatë ditës së sotme pritet të kalojë edhe Meritan Shabani, talenti kosovar i Bayern Munichut.

Sipas Sky Sports, Shabani po i kryen testet mjekësore te skuadra e Wolverhampton Wanderers.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar për klubet e Premier Ligës, derisa afati zyrtarisht mbyllet në orën 18:00 (17:00 në kohë lokale).

Marrëveshja midis dy klubeve mësohet se është arritur, derisa 20-vjeçari ndodhet në Angli aty ku po finalizon marrëveshjen dhe po kryen testet mjekësore.

Në nivel kombëtaresh, Shabani ka luajtur për Gjermaninë U20. /Insporti.com/