Futbollisti me prejardhje nga Kosova nënshkruan për Bayern Munchen (Video)

Futboll 09 Maj 2018 11:03

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Meritan Shabani, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste.

Shabani, ishte pjesë e ekipit të rinjve të skuadrës së Bayern Munchen dhe përfundimisht ka arritur të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesioniste dhe marrëveshja e lidh 19 vjeçarin me klubin bavarez, deri në vitin 2020.

Meritan Shabani, debutoi për ekipin e parë të Bayern Munchen, në xhiron e 32-të në Bundesliga, ku bavarezët triumfuan kundër Eintracht Frankfurt 4-1 në “Allianz Arena” dhe Shabani ishte në formacionin startues të trajnerit Heynckes, derisa luajti për 56 minuta, kur u zëvendësua nga Thiago Alcantara.

“Bayerni është klubi im dhe fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, deklaroi Shabani me të nënshkruar kontratën.

Meritan Shabani është i lindur më 15 mars 1999 në Munih të Gjermanisë, nga prindër kosovarë që vijnë nga qyteti i Shtimes. /Insporti.com

-->