Futbollisti që i shënoi gol Kosovës – befason me fjalët e tij për ‘Dardanët’
Kombëtarja
08 Shtator 2021
23:15

Spanja ka arritur ta mposhtë Kosovën me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Pas ndeshjes ka folur Pablo Fornals, i cili realizoi golin e parë për ‘Furinë e Kuqe’ në këtë përballje.
Ai ka thënë se ishte mjaftë i vështirë ballafaqimi ndaj kosovarëve, duke shtuar se Kosova i ka bërë të vuajnë.
“Ishte vërtet vështirë. Na bënë të vuajmë mjaft. Arrita të shënojë, pastaj fituam qetësinë”, tha Fornals pas ndeshjes.
Pas kësaj humbje Kosova zbret në pozitën e katërt me 4 pikë, kurse Spanja vazhdon kryesimin me 13 sosh.