Futbollisti që luajti 90 minuta kundër Liverpool-it, thotë se kjo humbje djegë

Futboll 07 Maj 2019 23:12

Sergio Busquets, futbollisti i Barcelonas, ka mbetur thuajse pa fjalë në fund të ndeshjes. I intervistuar në fushë, menjëherë teksa këndohej himni i Liverpool për kualifikimin historik për mënyrën se si erdhi, mesfushori katalanas nuk i jep shpjegim…

“Nuk e di çfarë të them… Nuk di si ta shpjegoj… Nuk duhet të ndodhte sërish pas asaj në Romë. Nuk duhet të ndodhte… Bëmë gjithçka keq. Nuk shënuam asnjë gol, patëm raste por nuk finalizuam”.

“Më vjen keq, kërkojmë falje për këtë paraqitje. Nuk di të them nëse zbritëm në fushë ose jo, pjesën e dytë. Është një eliminim që djeg shumë, por çfarë të bëjmë. Ky ambient shtyu Liverpoolin dhe ata shfrytëzuan të gjitha rastet. Sinqerisht, nuk di se çfarë të them, si ta shpjegoj”, ka deklaruar ai.