Futbollisti i Real Madrid e dëshiron kalimin te Man.United

Real Madrid mund të mbetet pa njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, i cili ka kërkuar një kalim te Manchester United.
Në fakt skuadra nga “Old Trafford” edhe më herët kishte shfaqur interesimin e saj për mesfushorin madrilenë, mirëpo momenti i duhur mund të ketë ardhur tani, së paku kështu raportojnë disa mediume në Spanjë.
Toni Kroos, i cili kaloi në “Santiago Bernebau” në vitin 2014, thuhet se ka shfaqur interesimin e tij për t’u transferuar në “old Trafford”, derisa edhe trajneri Jose Mourinho, e dëshiron me ngulm gjermanin, i cili shihet si një futbollistë i duhur për ta zëvendësuar Michael Carrick.
Jose Mourinho gjatë verës dëshiron të bëjë disa blerje të bujshme, si kundërpërgjigje ndaj Manchester City, i cili u shpall kampion në Premier League, me një diferencë të theksueshme me vendin e dyte, ku përfundoi United.
Sipas “Don Balon”, tekniku portugez dëshiron ta përmbyll marrëveshjen me mesfushorin gjerman, para fillimit të Botërorit në Rusi,që fillon muajin e ardhshëm. /Insporti.com