Futbollisti shqiptar bombardon në Belgjikë, i shënon Anderlechtit
Futboll
05 Gusht 2018
16:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sidrit Guri, e ka nisur për mrekulli aventurën në kampionatin belg me skuadrën e Oostendes, transmeton Insporti.
Futbollisti i transferuar në këtë verë nga Kukësi ka shënuar sot në ndeshjen ndaj Anderlechtit teksa skuadra e tij momentalisht po humb me shifrat 2:1.
Guri ka realizuar në minutën e 58-të në ndeshjen që i takon xhiros së dytë të Kampionatit të Belgjikës.
24-vjeçari edhe në takimin e parë ka lënë përshtypje tejet të mira duke asistuar për Oostenden, derisa e fitoi edhe një duel ku skuadra kundërshtare Mouscron mbeti me 10-të futbollistë në fushë.
Atë takim ekipi i Gurit e fitoi me rezultat 2:1. /Insporti.com/