Futbollisti shqiptar i Zvicrës, pas takimit të mbrëmshëm thirret për testin anti-doping (Foto)

Futboll 28 Qershor 2018 10:02

Ndeshja e mbrëmshme në mes Zvicrës dhe Kosta Rikës, që ishte takimi i fundit E, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, me ç’rast kombëtarja helvetike arriti të kualifikohej në 1/8-ën e finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Pas ndeshjes, mësohet se FIFA i ka thirrur dy futbollistë të Kosta Rikës për të bërë testin anti-doping, e po ashtu edhe futbollistin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Madje Shaqiri përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, e ka bërë vet të ditur këtë lajm, ku shkruante: “Në 16 të fundit! Punë e mirë djema! Doping me miqtë e mi të Kosta Rikës! 2-2 rezultat fer!”. /Insporti.com

-->