Futbollisti shqiptar, kapiten në 1/8 e finales në Botëror

Futboll 30 Qershor 2018 12:18

Përfaqësuesja e Zvicrës, e siguroi plasmanin në 1/8-ën e finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”, kurse në këtë fazë do të ndeshet me skandinavët e Suedisë, ndeshje e cila zhvillohet të martën më 3 korrik.

Marrë parasysh që kapiteni i zakonshëm i zviceranëve, Stephan Lichtsteiner, do të mungoj në këtë përballje, pasi ka dy kartonë të verdhë nga faza e grupeve, te Zvicra shiritin e kapitenit pritet ta marrë njëri prej futbollistëve shqiptar.

Mesfushori shkatërrues, Valon Behrami, në ndeshjen kundër Suedisë do të jetë lideri i Zvicrës në fushë dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga mediat zvicerane.

“Është një nderë që me jepet mundësia ta mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote dhe do të jetë një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami. /Insporti.com

-->