Futbollisti shqiptar lihet jashtë skuadrës së Lazios për Ligën e Evropës

Futboll 04 Shtator 2019 08:35

Lazio e ka lënë Riza Durmishin jashtë skuadrës për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Klubi italian ishte munduar ta shesë shqiptarin gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk arriti dot ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë Lazio i ka përfshirë në skuadër dy shqiptarët e tjerë, Thomas Strakosha dhe Valon Berisha.

Lazio gjendet në grupin E të Ligës së Evropës dhe do të ketë punë me Celticun, Stafe Rennaisin dhe Clujin.

Skuadra e Lazios për Ligën e Evropës:

Guerrieri, Proto, Strakosha; Acerbi, Armini, Bastos, Lazzari, Lulic, Patric, Radu, Luiz Felipe, Vavro; Berisha, Cataldi, Correa, Jony, Lucas, Luis Alberto, Marusic, Milinkovic, Parolo; Adekanye, Caicedo, Immobile.