Futbollisti shqiptar, pjesë e Chelseat për edicionin 2019/20

Futboll 06 Gusht 2019 20:56

Me ardhjen e Frank Lampard në postin e trajnerit, Chelsea i ka dhënë shumë përparësi futbollistëve të rinj.

Përveç se janë inkuadruar disa futbollistë të rinj në skuadrën e parë, edhe me grupmoshat U-21 është duke u punuar shumë.

Në prag të fillimit të edicionit të ri, klubi londinez ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për grupmoshën U-21 në edicionin 2019/20.

Në mesin e futbollistëve të zgjedhur është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Armando Brojën, i cili do ta mbajë fanellën me numrin 57.

Broja në edicionin e kaluar bëri 21 paraqitje, derisa arriti të shënojë dy gola. Pozita e tij natyrale në fushë është e sulmuesit qëndror.

-->