Futbollisti shqiptar probleme me policinë

Futboll 10 Dhjetor 2019 17:01

Eros Grezda vazhdon me probleme në Skoci. Futbollisti shqiptar kësaj radhe ka pasur probleme me policinë skoceze.

Futbollisti shqiptar Eros Grezda e pranoi fajësinë pasi ishte zënë nga policia skoceze duke ngasur makinën Audi RS3, pa leje dhe pa sigurim.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar në Glasgou, derisa policia më pas ia konfiskoi makinën,

Pasi u paraqit në seancë gjyqësore, Grezda pretendoi se nuk e kishte kuptuar që sigurimi i kishte përfunduar ngase nuk e ka kontrolluar.

24 vjeçari u dënua me 400 funta.

“Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që ata i kishin kthyer paratë në llogarinë time. Ata donin informacione për patentë shoferin tim, por unë nuk u përgjigja sepse nuk e pashë atë. Unë nuk e kam parë asnjëherë emailin dhe isha i sigurt se kisha sigurim. Dua t’i kërkoj falje gjykatës sepse unë asnjëherë nuk kam dashur që të vozis pa poseduar sigurim. Shpresoj që kjo të mirret në konsideratë”

-->