Futbollistit kosovar, shokët ia “vjedhin” telefonin dhe ia shkruajnë këtë status

Futboll 10 Korrik 2019 11:20

Rrjetet sociale tashmë kanë pushtuar gjithë botën dhe ato shpesh dinë të sjellin gjëra të paparashikuara. Një ngjarje sa komike aq edhe interesante i ka ndodhur futbollistit të mirënjohur Qëndrim Sejdiut.

Ai derisa ishte në shoqëri të disa shokëve në një moment i është “vjedhur” telefoni ku edhe i kanë vendosur në status një informatë që ka bërë bujë më pas në rrjetet sociale. “Nga sot jam pjesë e FC Prishtinës, me respekt cpirra”, shkruan në statusin e vendosur në faqen zyrtare të Qëndrim Sejdiut i njohur me nofkën “cpirra”.

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë, disa shokë ma kanë marrë telefonin derisa e kisha në tavolinë dhe e kanë vendosur atë status”, ka thënë për Zëri.info, Qëndrim Sejdiu.

Ndryshe Sejdiu është pa kontratë dhe në ditët në vazhdim pritet të bëhet me skuadër të re.