Futsall, Liburni fiton ndaj Mabetex Prishtinës

Futboll 14 Nëntor 2019 08:11

Mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua ndeshja mes Mabetex Prishtinës dhe Liburnit, ndeshje kjo e mbetur në kuadër të xhiros së IV-të në futsall, ku Liburni vazhdoi serinë me të gjitha fitore, duke triumfuar me rezultat 2-3.

Ndeshja ishte shumë e fortë, e bukur dhe interesante, me raste të shumta shënimi, gjë që pritej për shkak të lojës fantastike që krijojnë dy ekipet.

Ndeshja deri në sekondat e fundit ishte barazim, mirëpo një pakujdesi në fund ndryshoi rezultatin në të mirë të skuadrës Liburnit.

Gjithsesi, kjo ndeshje dëshmoi edhe njëherë që këto dy skuadra janë pretendente sërish për titullin kampion.

-->