FW41 e kthen Williamsin drejt lavdisë?

Formula 1 16 Shkurt 2018 17:13

Ekipi Williams ka prezantuar bolidin për sezonin 2018 në Formula 1. Modeli i quajtur FW 41do të vozitet nga kanadezi Lance Stroll dhe rusi Sergey Sirotkin dhe do të ketë motor të Mercedesit. Williams është prej pak ekipeve që ka bërë ndryshime në ekipin e vozitësve dhe ka angazhuar debutuesin  Sirotkin, pas tërheqjes së brazilianit Felipe Massa.

Bolidi duket dukshëm ndryshe nga modeli i vitut të kaluar dhe përveç ndyrhsimeve të imponuara nga rregulla te reja, siç janë HALO dhe mungesa e “bishtit të peshkaqenit” në pjesën e pasme, elementet e reja aerodinamike besohet se do të përmirësojnë dukshëm performancën e bolidit dhe kanë potencial të kthejnë Williamsin në kohët e dikurshme të lavdisë së madhe.

Ekipi anglez dikur ka qenë dominues në Formula 1, por nuk ka fituar titull që nga viti 1997. Kampioni i fundit si vozitës i Williamsit ishte kanadezi Jacques Villeneuve. Që nga ajo kohë, ky ekip nuk ka fituar as tituj të konstruktorëve.

-->