Fyerje e kërcënime kundrejt Vokrrit nga Prishtina dhe Plisat

Futboll 16 Maj 2018 09:35

Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të klubit Prishtina, FFK-së dhe MKRS-së, nuk kaloi me tone edhe aq të qeta, pasi nga klubi i futbollit Prishtina, akuzuan drejtpërdrejt Federatën e Kosovës, se është fajtorja kryesore, që nuk po e lejojnë zhvillimin e ndeshjes Prishtina – Drita, e vlefshme për titull, në stadiumin e Prishtinës.

Përkundër që pas takimin, përfaqësuesit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nuk u deklaruar, nuk vonoi shumë dhe dolën me deklaratë zyrtare, ku mbanin anën e FFK-së, që ndeshja të mos zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Kjo gjë indinjoi edhe më shumë klubin Prishtina, e posaçërisht tifo grupin “Plisat”, të cilët përsëri fajin kryesor e hedhin te Federata e Futbollit të Kosovës.

Pas kësaj, në adresën e FFK-së dhe kryetarit Fadil Vokrri, nga klubi Prishtina dhe “Plisat”, kanë ardhur reagime të ashpra fyese, e madje edhe kërcënuese nga tifozët e Prishtinës.

Faji nuk po i hidhet MKRS-së, pasi sipas Prishtinë, llogaritet se ka rënë nën presionin e FFK-së, për deklaratën që të mos e lejojnë ndeshjen.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit Prishtina me titull “Edhe një fitore e Vokrrit kundër Prishtinës”, thuhet se Vokrri është shkaktari kryesor që kjo ndeshje vendimtare nuk do të luhet në stadiumin e qytetit, e që Prishtina e quan “stadium të saj”. /Insporti.com

-->