Fytyra e Messit tregon gjithçka, argjentinasi nuk ndalet as për gazetarët

Futboll 08 Maj 2019 08:33

Leo Messi nuk është ndalur as për gazetarët, pas turpërimit që e pësoi Barcelona ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale.

Katalonasit pësuan debakël, 4:0, në gjysmëfinalen e kthimit të luajtur në ‘Anfield’, raporton Insporti

Messi, që shkëlqeu me dy gola në fitoren 3:0 në ndeshjen e parë, në këtë ndeshje pothuajse nuk u vërejt.

Ai i shmangu edhe gazetarët në zonën miks, duke mos pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve, derisa më pas është parë duke u larguar i zhgënjyer nga korridoret.

Momenti kur Messi largohet kokëulur pas zhgënjimit të Barcelonës. /Insporti.com/