Gabim i rëndë i Granit Xhakës, Arsenali e paguan me gol

Futboll 05 Maj 2019 18:57

Brighton & Hove Albion e ka barazuar në 1-1 rezultatin në Emirates ndaj Arsenalit.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ndërhyri në Solly March në minutën e 59’ duke shkaktuar penallti.

Nga pika e bardhë nuk gaboi sulmuesi, Glenn Murray, duke realizuar për 1:1.

Kjo mund t’i kushtojë Arsenalit me një vend në top 4-she, që do të siguronte kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.