Gabim trashanik i Luiz, Sterling “bombardon” portën

Futboll 17 Qershor 2020 22:08

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit, raporton Insporti.com.

City ka shënuar nëpërmjet sulmuesit anglez, Raheem Sterling i cili shënoi për rezultatin 1:0.

Sterling përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit David Luiz.

Goli u shënua në minutën e 45-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Vlen të theksojmë se Granit Xhaka u lëndua në minutën e 8 të ndeshjes dhe u largua me barelë nga ndeshja. /Insporti.com/

-->