Gabimet e tij po i kushtojnë Arsenalit me pikë – befason Emery pas ndeshjes

Futboll 16 Shtator 2019 17:12

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka mbrojtur qendërmbrojtësin David Luiz.

Braziliani u transferua këtë verë nga Chelsea dhe në ndeshjen e fundit bëri gabim në mbrojtje duke shkaktuar penallti, falë së cilës Watford arriti të fitojë një pikë.

Emery e ka mbrojtur futbollistin brazilian duke thënë se gabimet i pranojnë si ekip.

“Kur jemi duke analizuar gabimet, i pranojmë si klub dhe nuk flasim për gabime individuale”, deklaroi ai.

Në këtë ndeshje gaboi edhe mbrojtësi grek Sokratis, derisa Arsenali e lëshoi epërsinë e dy golave për t’u ndalur në barazim 2:2.

David Luiz kishte bërë disa gabime edhe në takimin kundër Liverpoolit, teksa ka shkaktuar dy penallti në tri ndeshjet e fundit.